ITALI
Italia nuk gjen paqe nga pandemia e koronavirusit. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 760 persona duke e çuar në 13 915
personave të vdekur.
Që prej shpërthimit të Covid-19 në shtetin fqinj, janë prekur në total 115 mijë. Ndërkohë, rastet e reja janë 2477 më shumë se një ditë më parë. Edhe numri i të shëruarve është rritur 18.278, 1.431 më shumë se dje.
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, u është përgjigjur letrave të shumta të qytetarëve me një mesazh duke bërë thirrje për unitet në këto kohë krize: “Është një periudhë e trazuar, por do të dalim shpejt nga ky moment i vështirë”.
(BalkanWeb)