Një rënie e papritur e shikimit pasi keni kaluar Covid-19 dëshmon se sëmundja e rëndë ka lënë pasoja në shqisën e të parit, dëmtime që mund të agravohen me kalimin e kohës nëse sëmundja nuk kurohet menjëherë. Dr Rubin Topi, mjek okulist pranë poliklinikës së specialiteteve nr 1 në Tiranë, thotë se në muajt e fundit janë shtuar ndjeshëm vizitat post covid me problematika serioze në shikim, ku dominojnë moshat mbi 60 vjeç.

Po çfarë pasojash mund t’i vijnë syrit nga infektimi me Covid-19, dhe a mund të trajtohen apo kurohen? Mjeku liston disa nga komplikacionet më të shpeshta të evidentuara kryesisht tek të sëmurët që e kanë kaluar në gjendje të rëndë sëmundjen.

Mjeku thotë se në raste ekstreme të një inflamacioni masiv të syrit shkaktuar nga virusi sars cov 2 është aplikuar heqja në rrugë kirurgjikale e syrit të dëmtuar nga covid 19. Fatmirësisht fëmijët gëzojnë imunitet ndaj sëmundjes Covid-19, çka i mbron të vegjlit edhe nga pasojat post covid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb