E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic mbetet e gjitha për tu përcaktuar. Vetë sulmuesi suedez nuk e ka me nxitim për të shuar dyshimet: “Të shohim, nuk e di akoma se çfarë dua. Çdo ditë ndodh diçka e re. Kush mund ta kishte parashikuar këtë coronavirus? Duhet të shijojmë më shumë jetën. Kam një familje për të cilën duhet të kujdesem, ata ndihen mirë këtu, un po ashtu”, u shpreh Ibrahimovic.

Swedish Striker Zlatan Ibrahimovic Is Close To Ac Milan Move 800x445
Swedish Striker Zlatan Ibrahimovic Is Close To Ac Milan Move 800×445

Sipas mediave italiane, Ibra e ka marrë tashmë një vendim, pas vetëm 6 muajsh do të largohet nga Milan, vendim të cilin pritet t’ia komunikoj Gazidis sa më shpejt të jetë e mundur. E ardhmja e tij mbetet e paqartë, ku nuk përjashtohet as mundësia për tu tërhequr nga futbolli. Në intervistën e tij për “Svenska Dagbladet”, Ibra u ndal tek Covid-19 dhe ndërprerja e çdo aktiviteti sportiv: “Është tragjike që kampionet u ndërprenë por duhet të respektojmë ligjet dhe të jemi të duruar. Qeveritë duhet të gjejnë zgjidhje që të jenë në ndihmë të komunitetit. Shëndeti vjen përpara sportit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb