TIRANË

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi nga spitali COVID2, ose i njohur si Sanatoriumi për situatën e pacientëve me koronavirus. Gjatë emisionit “Real Story” në News24, Skëndaj tha se janë mbi 400 të shtruar në 3 spitalet COVID duke përshkruar një situatë të rënduar.

Ndërkohë sa i përket shifrave të vdekjeve nga COVID-19, ai tha se vdekjet me tampon negativ nuk raportohen si vdekje nga ky virus.

“Që prej datës 15 nëntor, Sanatoriumi është rënduar së tepërmi si rrjedhojë e rotacionit. Ato skena që jemi mësuar t’i shohim rëndomë tek Infektivi tani i shohim tek Sanatoriumi. më parë kishte vetëm urgjencat nga veriu tani ka dhe të Tiranës. Janë 7-8 urgjenca në harkun e 3-4 orëve para Sanatoriumit. Ky spital ka shtuar rreth 15 shtretër, total 215-220 dhe ka mjekë të cilët trajtonin të sëmurët kronikë janë sjellë sipër.
Në Infektiv situata më e stabilizuar pas largimit të urgjencave të Tiranës. Spitali COVID3 në 100 shtretër. Janë 120 në Infektiv, në total mbi 400 të shtruar.
Në numrin e fataliteteve nuk llogariten personat me tampon negativ. Tamponi në 30-40% të rasteve jep fals negativitet. Tamponi nëse nuk kapet në kohë nuk jep tregues. E dyta, ka persona që nuk i nënshtrohen tamponit për 1001 arsye dhe kur ndihen keq, bie saturimi në shifra të rënda ata përfundojnë në terapi intensive në spitale por nuk klasifikohen COVID por trajtohen si COVID. Trajtohen si raste të pastra COVID por nuk administrohen si COVID”, tha Skëndaj.

Real Stoy
Real Stoy

Ndërkohë biologia Erida Nelaj, përgjegjëse e programit të vaksinimit në ISHP tha se jo gjithmonë tamponi është 100% efektiv dhe se është e rëndësishme koha kur merret.
“Ka persona që pësojnë tromboza apo kanë sëmundje të tjera që sjellin vdekjen. Nuk është vetëm intubimi. Pjesa e marrjes së tamponit ka të bëjë shumë me kohën e marrjes. Jo gjithmonë është 100% efektiv se koha e marrjes është shumë e rëndësishme.
Nuk duhet nxituar në bërjen e tamponit duhet pritur nëse ke shenja. Ka dhe raste të tjera që njerëzit neglizhojnë. Sigurisht është skaneri që vërteton një prezencë”, u shpreh Nelaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb