Nje bilanc tragjik vjen dhe nga Mbretëria e Bashkuar. Raportohet se 569 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Nga ana tjetër janë rritur dhe rastet e të infektuarve, që tashmë janë 33.718. Një javë më parë, numri i i rasteve pozitiv me Koronavirus për gjithë Anglinë ishte 11 658.

Numri i njerëzve që rezultojnë pozitivisht për Covid-19 është rritur mesatarisht me rreth 17 përqind në ditë dhe sipas mediave angleze, kurba ende është në ngritje. 2,698 në total kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar nga Koronavirusi.

2
2

Viktimat ishin midis moshës 22 dhe mbi 80 vjeç, përfshirë këtu një 44-vjeçare që humbi jetën ditën e sotme, pa patur asnjë problem tjetër shëndetësorë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: