I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me gazetaren Nisida Tufa, doktori i njohur Isuf Kalo komentoi situatën më të fundit të krijuar nga koronavirusi në vend.

Sipas tij, ky virus fillimisht u nënvlerësua, por tani patjetër që mund të flasim për një pandemi.

“Ngjan me Sarsin, dhe Ebolen më erdhi keq që nuk u vlerësua si pandemi, por u pa fillimisht si dicka e Kinës”,- tha profesori.

E ndërsa të shumtë janë ata që duan të dinë se kur mbaron ky virus, kur do zhduket nga jetët tona, Kalo thotë se askush nuk e di nëse do të mbarojë në qershor.

“Askush nuk e njeh këtë virus, askush nuk e di nëse mbaron në qershor, kjo është një luftë që na ka kapur të papërgatitur, me logjikë veprohet kështu që të minimizojmë kontaktet është virus i egër dhe tinzar, pasi e prek një njeri rri i heshtur dhe prek edhe të tjerët deri sa vjen dhe shperthen”,- shtoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: