Jordania njoftoi sot heqjen e shumicës së kufizimeve kundër COVID-19 duke filluar nga 6 qershori, me rihapjen e xhamive, kishave dhe lehtësimin e shtetrrethimit.

“Duke patur parasysh se çdo ditë, gjatë javës së kaluar, janë identifikuar më pak se dhjetë raste, u vendos që të hiqen shumica e kufizimeve të vendosura më shumë se dy muaj më parë, duke filluar nga e shtuna”, tha ministri i Shtetit për Informimin, Amjad al-Adaylé.

“Megjithatë, distancimi fizik mbetet një domosdoshmëri”, shtoi ai.

Xhamitë, kishat, portet, aktivitetet dhe bizneset, restorantet dhe kafenetë do të jenë në gjendje të rihapen dhe po ashtu do të lejohen udhëtimet midis qyteteve.

Nga ana tjetër, shkollat, universitetet dhe kinematë do të mbeten të mbyllura dhe fluturimet ndërkombëtare të pezulluara.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb