Anëtari i Grupit të Ekspertëve të PD për Koronavirusin, Gazment Koduzi thotë se nëpër institucione dhe jo vetëm në spitale nuk janë marrë të gjitha masat dhe ndaj ka pasur vatra të COVID-19.

Koduzi deklaroi në “Real Story” në News24 se zbatimi i protokolleve siç duhet sidomos në institucionet publike është i domosdoshëm.

“Ne do bashkëjetojmë me virusin do jete gjithmonë thjesht duhet të marrim masa për të parandaluar përhapjen.
Çështja qëndron, është fare e thjeshtë që të merren masat. Nëpër institucione dhe jo vetëm në spital nuk janë vendosur të gjitha masat dhe ka pasur vatra, ka persona të infektuar. Një nga frikërat se na kanë thënë që virusi ka hyrë dhe në kryeministri është se mos infektohet. Frika ruan vreshtin. Zbatimi i protokolleve siç duhet sidomos në institucionet publike është i domosdoshëm. Shteti ka dhe institucionet që kontrollojnë zbatimin e tyre. I ka të gjitha mekanizmat dhe ka një farë përgjegjësie. Grafiku nuk i përngjet një grafiku pandemie por endemie, si një sëmundje që ka qenë gjithmonë prezent”, deklaroi Koduzi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb