Koreja e Jugut shtrëngoi sot kufizimet nga frika e ringjalljes së koronavirusit të ri në Seul dhe rrethinat e tij, pasi regjistroi shifrën më të lartë të rritjes së numrit të të prekurve në pesë muajt e fundit.

Këto dispozita të reja për distancimin fizik kanë të bëjnë edhe me fushën e sportit profesionist, ndeshjet e të cilit do të luhen përsëri me dyer të mbyllura.

Ky vendim vjen pasi vendi ka raportuar 166 raste të reja të kontaminimit Covid-19, që e çon numrin e përgjithshëm në 15 039 të prekur dhe 305 vdekje.

”Koreja e Jugut është në një pikë kritike në betejën kundër ringjalljes së epidemisë”, tha kryeministri Chung Sye-kyun në një takim qeveritar për menaxhimin e krizës shëndetësore.

“Prioriteti ynë kryesor është që të përmbajmë përhapjen e virusit në zonën e Seulit”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb