Festat nuk e ndalin fushatën e vaksinimit në Itali. Dozat e treta kaluan shifrën 17 milionë, me një total prej 46,210,620 italianësh që përfunduan ciklin e vaksinimit (baraz me 85,56% të popullsisë mbi 12 vjeç).

Për më tepër, duke filluar nga e hëna, doza përforcuese mund t’u administrohet si moshave 16 dhe 17 vjeç, ashtu edhe atyre me dobësi të lartë midis 12 dhe 15 vjeç.

Të dhënat sipas grupmoshës
Në prag të Krishtlindjeve, në Itali u administruan 228.943 vaksina, me 14.569 doza të para, 12.147 persona që përfunduan ciklin e vaksinimit dhe 202.227 doza të treta. Nga grupmoshat, vijojnë të avancojnë 20-vjeçarët, me vetëm 9.08% persona të pa vaksinuar, një përqindje e ngjashme me atë të gjashtëdhjetë vjeçarëve (8.84%). Nga ana tjetër, 40-vjeçarët janë ende prapa me 1.29 milionë të pavaksinuar, e barabartë me 14.71% të grupmoshës 40-49.

Situata në Rajone
Në total, 108,226,482 vaksina u administruan nga 112,931,674 që disponoheshin në rajone (95.8%). Toskana, provinca e Trentos dhe Lacios kanë arritur rezultatet më të mira të vaksinimit si përqindje e popullsisë rezidente. Në radhë, Siçilia, Kalabria dhe provinca e Bolzanos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: