“E papranueshme”! Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Liverpuli kritikon tifozët e tij që në mbrëmjen mes së premtes dhe të shtunës kanë festuar triumfin e titullit kampion pas 30 vitesh duke injoruar distancimin social dhe duke u kthyer në rrezik për sigurinë publike. Kjo, pavarësisht apelit të vazhdueshëm të klubit dhe të policisë pasi rreziku i Covid-19 është ende prezent.

“Rreziku i madh i një tjetër piku të Covid-19 ekziston ende, – lexohet në komunikatën e “Reds”-ave – dhe duhet të punojmë bashkarisht që të sigurojmë se çdo gjë që bëmë gjatë karantinës të mos shkojë dëm. Kur të jenë kushtet e sigurisë, do të punojmë së bashku për të organizuar një paradë dhe të festojmë fitoren. Deri në atë moment, siguria në qytetin tonë dhe për njerëzit tanë vijon të mbetet prioriteti ynë numër një”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb