Ministrja e Shëndetësie dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar ecurinë e procesit të vaksinimit në vend.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ministrja thotë se ditën e sotme, janë kryer gjithsej 5.081 vaksinime, ndërsa në total, që prej fillimit të nismës “Shqipëria Buzëqesh”, janë kryer gjithsej 935.207 vaksinime.

Kujtojmë se aktualisht në vend, janë duke u përdorur 4 lloje të ndryshme vaksinash, më konkretisht Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Sa i përket kategorive që po vaksinohen ato janë disa, duke nisur që të mjekët dhe infermieret e përfunduar te personat plus 18 vjeç, e cila nisi për herë të parë këtë të shtunë.

Foto e publikuar nga Manastirliu në “Twitter”:

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb