HOLANDE

Edhe në Holandë është rritur numri i të prekurve dhe të vdekurve me COVID-19. Deri ditën e sotme regjistrohen mbi 10 mijë të infektuar në Holandë nga 1 104 vetëm në 24 orët e fundit.

Edhe numri i të vdekurve është rritur duke shkuar në 771, 132 më shumë se një ditë më parë. Ndërsa të shtruar në spital janë 3483 persona.
Të dhënat janë publikuar nga ministria e Shëndetësisë.

Edhe në Belgjikë janë regjistuar 10 836 persona të infektuar me COVID-19 nga ku 431 janë humbur jetën. Vetëm në 24 orët e fundit në janë infektuar 1702 persona bëjnë me dije mediat vendase duke cituar burime pranë ministrisë së Shëndetësisë. Nderkohe  një ekip shkencëtarësh holandezë po testojnë këtë vaksinë e tuberkulozit te një grup prej 1 mijë mjekësh nga 8 spitale të ndryshme të vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: