Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Meksikë ka shkuar në 705,262, sipas të dhënave të përditësuara të ministrisë së Shëndetësisë lokale, duke shënuar 4683 raste të reja me të infektuar në 24 orët e fundit.

Viktimat të martën ishin 651, për një bilanc në total prej 74.348.

Por pavarësisht këtyre të dhënave numri real me të infektuar dhe viktima është më i lartë, kjo për shkak të numrit të vogël të testeve të bëra në vend.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb