Duke parë shqetësimet e fundit se një vaksinë prodhuar nga kompania anglo-suedeze, AstraZeneca mund të çojë në mpiksjen e gjakut, ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza u qetësoi qytetarët duke argumentuar se të gjithë ata që e kanë marrë tashmë këtë vaksinë nuk duhet të shqetësohen.

“Vaksina funksionon”, tha ai.

Një mori vendesh europiane, përfshirë Italinë, ka pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të kësaj frike.

Sidoqoftë, Italia do të rivendoste përdorimin e vaksinës AstraZeneca nëse Agjencia Europiane e Barnave (EMA) do të jepte mbështetjen e saj për vaksinën.

Një deklaratë e EMA nesër.

Italia tani pret të marrë 50 milion doza vaksinash në tremujorin e dytë dhe 80 milion të tjera në të tretin.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb