Rastet e konfirmuara sot pozitive nga Ministria e Shëndetësisë në qarkun e Beratit janë pensionistë dhe të papunë.

Vetëm 1 rast i prekur me Covid-19 është konfirmuar në drejtorinë e sh.a.Ujësjellës-Kanalizimeve Berat.

Në këtë institucion ka rezultuar e infetkuar një specialiste. E ndërsa rastet e pensionistëve të prekur me koronavirus po rriten nga dita në ditë, moshat e të prekurve të kësaj kategorie variojnë nga 60-75-vjeç.

Burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat bëjnë me dije se,nuk ka pasur raste me simptoma të rënda mes të infektuarve. Edhe nga Reparti Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit konfirmohet se, nga 14 të shtruar që ndodhen aktualisht në këtë repart vetëm një pacient është i oksigjenuar kurse të tjerët janë me simptoma të lehta.

E ndërkohë që rastet me Covid-19 po njohin sërish rritje nga dita në ditë,aktualisht në qarkun e Beratit regjistrohen 811 raste aktive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: