Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka publikuar të dhënat e reja të COVID-19 atje.

Në 24 orët e fundit, janë shënuar 2.126 persona të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 39 qytetarë, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 14.505.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 342 (62.3% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. Midis pacientëve të intubuar, 313 (91.52%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 29 (8.48%) janë plotësisht të vaksinuar, shkruajnë mediat greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb