Italia ka regjistruar 6.902 raste të reja me COVID-19. Ndërsa nga krahu tjetër, nuk e kanë fituar betejën me virusin 22 qytetarë.

Lajmi mirë është se janë shpallur si të shëruar 3.025 qytetarë.

Në të gjitha spitalet COVID të territorit italian, aktualisht ndodhen të shtruar 288 pacientë, 11 më shumë se një ditë më parë.

Sa i përket të dhënave të përgjithshme që prej fillimit të pandemisë ato janë: 4.390.684 persona të infektuar dhe 128.209 viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb