Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, dy persona nuk e kanë fituar betejën me virusin.

Sakaq, brenda këtij intervali kohorë janë regjistruar dhe 8 qytetarë të shënuar, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 105.353.

Njoftimi i plotë:

02 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës.

Deri më sot 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.241 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353.

Në total numri i rasteve aktive është 172.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb