Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.

Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 271 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi vrasës.

Numri i të shëruarve është 15, duke e çuar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të pandemisë në 105.719

Njoftimi i plotë:

06 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës.

Deri më sot 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb