Vala e COVID-19 nuk kursen as Real Madrid. Asensio, Bale, Lunin, Rodrygo dhe Davide Ancellotti, asistent dhe djali i trajnerit, kanë rezultuar pozitiv pas testeve të kryera. Kësaj liste i shtohen edhe Modric e Marcelo, të prekur më herët nga COVID-19. Klubi Spanjoll bëri publik rezultatet e testeve ndërsa për momentin sfida e së dielës kundër Cadiz nuk është në rrezik, pritet të luhet rregullisht.

Marca
Marca

Sipas protokollit sanitar, Realit i duhet 13 lojtarë për të zbritur në fushë, mes tyre edhe një portier. Enrique Ruiz Escuerdo, ministri i shëndetësisë në Madrid, saktësoi se lojtarët e prekur nga COVID-19 mund të rikthehen të luajnë sapo të dalin negativ, nuk është e nevojshme ti nënshtrohen karantinës më pas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb