Ka shkuar ne 40 numri i personave të shëruar  nga koronavirusi në Shqipëri. 7 persona të infektuar të cilët ishin të shtruar tek spitali Infektiv, tashmë janë shëruar. Lajmin e gëzueshëm e bëri me dije, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku shkruan: “Lajm i mirë: 7 të shëruar sot”

7 personat kanë rezultuar negativ pas testeve të bëra, duke e çuar në 40 numrin e të shëruarve.

Covid-19 deri tani u ka marrë jetën 10 personave, ndërsa 11 raste të tjera janë identifikuar pozitiv. Në 24 orët e fundit janë kryer 79 teste, duke e çuar në 197 numrin e të infektuarve në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

 

(A.Ago//BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb