Covid-19 ka regjistruar sot infektime të reja brenda ambienteve të burgut të Beratit. Dy policë të regjimit të brendshëm kanë rezultuar sot “pozitivë” me koronavirus.

Përgjigjet e policëve të burgut, ndonëse ishin karantinuar ditë më parë, kanë mbërritur “pozitive” mëngjesin e sotëm pranë institucionit të DSHP-së Berat.

Menjëherë pas konfirmimit të këtyre dy rasteve të reja pozitive brenda institucionit të vuajtjes së dënimit në Berat, mjekët epidemiologë janë duke kryer gjurmimin e rasteve të tyre të kontaktit brenda ambienteve të IEPV-së. Punonjësit e tjerë të këtij regjimi janë karantinuar dhe i janë nënshtruar tamponit, ndërkohë që tamponimit do t’i nënshtrohet në ditët në vijim i gjithë stafi i burgut, duke përfshirë jo vetëm administratën por edhe gardianët.

Drejtoria e Higjienës ka kryer dezinfektimin e ambienteve të brendshme të IEPV Berat dhe mbylljen e disa sektorëve brenda burgut të Beratit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb