Spanja do të ofrojë një dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të kompromentuar, megjithatë, tani për tani, përjashton përgjithësimin e një mase të tillë, njoftuan autoritetet shëndetësore.

“Të interesuar janë persona të caktuar në një situatë imuniteti seriozisht të kompromentuar, për të cilët ekziston një rrezik i lartë i përgjigjes imune të papërshtatshme për dozën konvencionale të vaksinës”, shpjegoi Ministria e Shëndetësisë.

Këta janë veçanërisht njerëz që u janë nënshtruar transplanteve ose që marrin trajtim kundër sklerozës së shumëfishtë, anti-CD20, që duket se anulojnë mbrojtjen e vaksinave kundër COVID-19.

Sidoqoftë, vendi aktualisht nuk planifikon të ofrojë një dozë shtesë për popullsinë e gjerë.

“Aktualisht nuk kemi të dhëna solide për të rekomanduar administrimin e një doze përforcuese për popullatën e përgjithshme”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Me 77,7 për qind të popullsisë së saj të vaksinuar, Spanja është një nga kampionet e vaksinimit në Evropë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb