Qeveria spanjolle zgjati sot deri më 11 maj kufizimet përsa i përket fluturimeve nga Brazili dhe Afrika e Jugut, në kuadër të kontrollit të përhapjes së varianteve të koronavirusit.

Bëhet fjalë për zgjatjen e gjashtë të kësaj mase të vendosur më 2 shkurt.

Vetëm qytetarët spanjollë dhe andorras dhe residentët e huaj në Spanjë dhe Andorra mund të udhëtojnë nga këto dy vende.

Udhëtarëve në tranzit ndërkombëtar drejt një vendi Shengen me një ndalesë më pak se 24 orë gjithashtu u lejohet të udhëtojnë, por nuk lejohen të largohen nga aeroporti dhe nuk mund të qëndrojnë më shumë se 24 orë.

Variantet e zbuluara në Afrikën e Jugut dhe Brazil po shqetësojnë komunitetin ndërkombëtar, i cili po vë në dyshim përhapjen e tyre dhe efektivitetin e vaksinave kundër tyre.

Për pasagjerët nga këto dy vende, Spanja vendos gjithashtu një karantinë gjatë mbërritjes, një masë e zgjatur së fundmi deri më 3 maj.

Kjo karantinë është dhjetë ditë, ose shtatë ditë nëse është paraqitur një test negativ PCR.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb