FIFA zbret në fushë për të përballur emergjencën e koronavirusit në futboll dhe nis “Planin Marshall”. është mësuar shuma e parë e ndihmës ekonomike, që pritet të jetë 150 milionë dollarë në favor të 211 federatave anëtare. Në pak ditë do të kryhen të gjitha financimet operative për vitet 2019 dhe 2020, njofton FIFA.

“Pandemia ka shkaktuar shumë shumë sfida për të gjithë komunitetin e futbollit dhe duke qenë se jemi qeveria botërore, është detyra e FIFA-s që të mbështesë gjetjen e rrugëve për të përballuar nevojat e menjëhershme”, ka shpjeguar presidenti Xhani Infantino.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb