Dy humbjet në dy miqësoret e fundit, kundër Kilit dhe Suedisë, janë reflektuar edhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Ashtu siç prej, Shqipëria ka humbur dy pozicione duke u renditur tashmë në vendin e 66-të. 1375,1 pikë kanë grumbulluar kuqezinjtë e Sylvinho-s, duke humbur 7,9 pikë në raport me renditjen e fundit.

Shqiperia
Shqiperia

Pavarësisht se Shqipëria arriti një kualifikim historik për në Evropian, me rekord pikësh, kjo nuk ka pasur ndikim në FIFA, me kuqezinjtë që vijojnë të humbasin terren.

Vendet E Para
Vendet E Para

Ndërkohë, Italia, rivali i parë në “Euro2024” qëndron në vendin e 9-të, asnjë ndryshim nga renditja e fundit, po ashtu edhe Kroacia e cila pozicionohet në vendin e 10-të në renditjen botërore të FIFA. Me 1727 pikë, Spanja renditet në vendin e tetë, asnjë ndryshim për tre rivalët tonë në Grupin B.

Kosova
Kosova

Asnjë ndryshim për Kosovën, me “dardanët” që renditen në vendin e 102. Në lidhje me kreun, renditja e FIFA-s kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Belgjika.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: