39676 raste të reja infektimi me Covid në Gjermani në 24 orë dhe 236 viktima.

Kështu ka raportuar në buletinin e sotëm Instituti Robert Koch. Një javë më parë ishin 20676. Incidenca javore për 100,000 banorë u rrit në 232.1, vlera e tretë rekord radhazi në tre ditë (një javë më parë ishte 146.6). Ka debat për alarmin e ngritur nga virologu i Charité të Berlinit Christian Drosten, sipas të cilit vendi “është në një situatë reale emergjente” dhe do të jetë e nevojshme “të reduktohen sërish kontaktet”. Drosten ka frikë se nëse nuk ndërmerren veprime, mund të ketë edhe 100,000 të tjerë të vdekur. “Përqindja e personave të vaksinuar në Gjermani nuk është e mjaftueshme për të luftuar shtysën e infeksionit Covid.

Nëse do të kishim 10-15% më shumë njerëz të vaksinuar do të kishim një incidencë më të ulët të virusit”.
Kështu ka thënë zëdhënësi i Angela Merkelit, Steffen Seibert, duke iu përgjigjur pyetjes se pse kjo valë e katërt po godet kaq fuqishëm Gjermaninë, e cila sot regjistroi afro 40 mijë raste të reja pozitive. Seibert kujtoi gjithashtu se varianti Delta i Covid është veçanërisht ngjitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb