Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Covid është i pabesë.

Kapisyzi foli edhe për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Guljelm Radoja, duke thënë se kishte faktorë risku, e se duhet të kishte kuptuar sëmundjen në kohë.

“Gjendja e Guljelm Radojës ishte e rëndë. Covid është i pabesë dhe si i tillë kapet pak me vonesë. Guljelmi u mjekua në Spitalin e Durrësit, pati një përmirësim, pastaj vetëm kur lajmëruan se do e sjellim se është intubuar.

Kishte hipertension dhe pak mbipesha, që ishin faktorë risku. Ka edhe të rinj, që ndërrojnë jetë pa sëmundje shoqëruese. Ka shumë rëndësi monitorimi dhe kujdesi në kohë”, u shpreh Kapisyzi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb