TIRANE

Në muajin qershor të këtij viti, Cozman zbuloi se ka nisur një lidhje të re me një zeshkane seksi. Reperi i njohur publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shihej duke pozuar para pasqyrës me Fllojën, vajzën që i ka “vjedhur” zemrën.

Mesa duket, marrëdhënia mes dyshes ka ardhur duke u forcuar gjithnjë e më shumë, duke i bërë gjërat më serioze. Ditën e djeshme, Cozman ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto e video me anë të të cilave tregon se ka nisur pushimet verore.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se bashkë me familjen e reperit ishte edhe Flloja.

Mesa duket dyshja janë njohur edhe me familjet e njëri-tjetrit dhe kanë krijuar shumë afrimitet. Cozman nuk ka zbuluar asnjë detaj për romancën e tij. Megjithatë, fansat e dinë se Flloja është një grimiere.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb