Eden Hazard është një nga lojtarët më të talentuar në qarkullim dhe emri i tij përmendet shpesh në shtypin sportiv për një transferim të mundshëm te Real Madrid.

Në një intervistë të dhënë për “HLN”, ai ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim se kush është futbollisti më i fortë në qarkullim: Lionel Messi.

“Nuk ka dy G.O.A.T (Greatest of all times – Më i miri i të gjitha kohërave), por vetëm një. Dhe ai është Messi”, ka deklaruar belgu, i cili më pas ka kujtuar dy ndeshjet e luajtura kundër Barcelona-s me fanellën e “Bluve”.

“Dy ndeshjet e mia kundër Barçës nuk bëjnë pjesë te kujtimet e mia më të mira të 2018-ës, por isha i lumtur se do të përballesha me Messi-n. Rezultati, gjithsesi, nuk ka qenë ai që prisja”.

Në fund, Hazard ka komentuar edhe zhgënjimin e Neymar në Kupën e Botës, kur Brazili është eliminuar në çerekfinale pikërisht nga Belgjika e tij.

“Ai ka një presion të madh. Të gjithë donin që të ishte më i miri i Kupës së Botës, pasi Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo u eliminuan. E di sa ka vuajtur, për këtë arsye kam dashur ta ngushëlloj”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: