Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, i cili luan për Manchester Unitedin, një nga skuadrat e Premier Ligës angleze, u bë personi i parë që arriti 500 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Futbollisti 37-vjeçar, i cili do të luajë ndeshjen e parë me Portugalinë në Grupin H në Kupën e Botës “Katar 2022” kundër Ganës të enjten, më 24 nëntor, ka arritur një rekord të ri në rrjetet sociale, ku ka qenë në krye për shumë vite.

Ylli portugez u bë personi i parë që arriti 500 milionë ndjekës në Instagram. Ylli argjentinas Lionel Messi, i cili luan në Paris Saint-Germain (PSG), pason Ronaldon me 376 milionë ndjekës.

Pas Ronaldos dhe Messit personat me më shumë ndjekës janë modelja Kylie Jenner me 372 milionë ndjekës, këngëtarja Selena Gomez me 357 milionë dhe aktori amerikan Dwayne Johnson, me 348 milionë ndjekës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb