Kjo mund të jetë vila e Cristiano Ronaldos në Torino. Themi mund pasi agjencia e pasurive të paluajtshme që menaxhon shtëpinë luksoze në fjalë nuk e konfirmon të sigurt por vetëm pranon interesimin e ditëve të fundit dhe një “takim të paspecifikuar për të parë pronën”.
Sidoqoftë ka indicie të sigurta për një “negocim” për rezidencën. Bëhet fjalë për një vilë 1700 metër katrorë e rrethuar nga një park prej 44,000 metrash katrorë në kodrat e Torinos.
Një vendbanim i vërtetë fisnik që shumë pak njerëz mund ta përballonin. Mes këtyre sigurisht Cristiano Ronaldo.
Torino ka një të kaluar historike të larmishme, duke qenë kryeqyteti i parë i Italisë nga viti 1861 deri në 1865 por dikur edhe qendra politike evropiane. Ronaldo pritet yë kalojë nga spanjollja Real Madrid tek ekipi italian i Juventusit.
(m.k/BalkanWeb)