Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, prej disa ditësh është në izolim në shtëpinë e tij në Torino.

Ylli i bardhezinjvë rezultoi pozitiv kur ishte në grumbullim me kombëtaren portugeze, pikërisht ditën e ndeshjes kundër Suedisë.

Megjithatë, Ronaldo nuk është trembur aspak nga virusi dhe këtë e ka vërtetuar me një foto në rrjetet sociale.

Portugezi ka postuar një foto në “Instagram”, ku duket më në formë se kurrë. Ai shikohet krah pishinës brenda ambientit që po qëndron.

“Mos lejoni që ajo që nuk mund të bëni të qëndrojë në rrugën e asaj që mund të bëni”, shkruan 35-vjeçari krah fotos, duke ironizuar me infektimin e tij.

Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo

Cristiano do të duhet të qëndrojë të paktën 10 ditë në izolim dhe më pas do t’i nënshtrohet një testi tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb