Aktori i njohur amerikan, Tom Cruise planifikon të xhirojë një film në hapësirë ​​në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), në bashkëpunim me agjencinë hapësinore të SHBA-së, NASA.

“NASA është e ngazëllyer për të punuar me Tom Cruise në një film në brendësi të @Space_Station!”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine në Twitter.

“Ne kemi nevojë për figura të njohura për të frymëzuar një gjeneratë të re inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t’i bërë planet ambicioze të NASA-s një realitet”, theksoi ai.

Filmi i planifikuar nuk ka lidhje me “Mission: Impossible”.

“Mission: Impossible 7” në Itali u ndalua në shkurt për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb