Java e 13-të në Serinë A italiane dhuroi rezultate surprizë, por nuk harroi të na çudiste, as me magjinë, por këtë radhë jo për atë që luhet në fushë. Ju sjellim disa prej momenteve më pikante të së dielës, nga Italia.
Në sfidën e orës 12:30, mes Krotones dhe Xhenovas, një prej tifozëve, u fiksua nga kamerat pasi ishte futur në stadium, bashkë me motorin e tij. Ndoshta ka qenë vonë, dhe koha nuk priste për të ndjekur ekipin e zemrës…
Një prej lojtarëve të Spalit, u fiksua përsëri nga telekamerat, me këpucët e grisura tek vendi i thembrës. Mediat italiane, nuk e lanë pa u tallur me këtë moment.
Edhe tifozi më i çmendur i Sampdorias, vetë presidenti Masimo Ferrero, nuk e la ditën e dielë pa dhuruar spektakël, veçanërisht pas fitores së madhe të ekipit të tij, 3-2 ndaj Juventusit. Ja disa nga pamjet e Ferreros pas tre golave të shënuar në pjesën e dytë nga lojtarët e tij./PanoramaSport