Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ai, ka ripërsëritur kundërshtimin e tij kundër këtij anëtarësimi dhe tha se këtë se lejon as rezoluta 1244.

“Një numër të rasteve i kam theksuar për konstruktivitetin e udhëheqjes së Serbisë. Ne jemi duke u ballafaquar me kërkesën e Prishtinës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare që janë të papranueshme për Serbinë. Në UNESCO, e cila sipas rezolutës 1244 nuk mund të merret si shtet dhe nuk mund të njihet nga ajo organizatë”, tha Daçiç, shkruan “Koha”.

Këto organizata, nëse e injorojnë rezolutën 1244, sipas Daçiç atëherë do të ishte injorim i komplet Kombeve të Bashkuara.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb