Në Xhakartë të Indonezisë, është xhiruar një dado teksa e kapte me dhunë një bebe 15-muajshe, e përplaste për dysheku dhe e qëllonte disa herë në kokë.

Gruaja e njohur vetëm si Matiyha, e ka shtyrë disa herë fëmijën që qëndronte brenda një shtrati të mbuluar me rrjetë, shkruan ‘telegrafi’.

Më pas, 23-vjeçarja është shtrirë së bashku me djaloshin dhe ka dashur të fle, ndërsa e ka goditur kur ai ka qarë dhe ka dashur të ngrihet.

Nëna e fëmijës së keqtrajtuar e ka raportuar rastin në Polici, teksa videon e ka publikuar në internet, për të paralajmëruar prindërit se çfarë mund të ndodhë nëse angazhojnë dado.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: