Një çift nga Baseli kanë përfunduar në gjykatë pasi janë akuzuar nga dadoja shqiptare për keqtrajtim.

Shqiptarja ka deklaruar se ka shkuar të punojë si dado e tre fëmijëve të tyre, por çifti e kanë detyruar atë të pastrojë dhe të merret me të gjithë punët e shtëpisë, duke i dhënë vetëm 300 franga në muaj.

Ajo po ashtu i ka akuzuar ata edhe për dhunë fizike. Ndërkaq të dy ata i kanë mohuar akuzat, por pritet që të trupa gjykuese të marrë vendimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: