Një 34-vjeçare, e cila pretendon se është dhunuar seksualisht nga daja i deputetes Zegjine Çaushi.
Në një intervistë për “Me Zemër të Hapur”, ajo shprehet se Zegjina nuk ka faj për situatën dhe se edhe ajo vetë nuk mban përgjegjësi për veprimet e dajës.
“Është daja e Zegjinës. Kam takuar edhe Zegjinen pas dy ditësh. Nuk ka faj ajo. Erdhi tek shtëpia dhe ai e përzuri. ‘Do të na fusësh në telashe’, i tha”, shprehet 34-vjeçarja.
Ajo thotë se deputetja nuk ka faj pasi as ajo vetë nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e dajës. 34-vjeçarja ka rrëfyer se aktualisht është duke u përballur edhe me kërcënime.
“Nuk ka faj ajo, sepse as unë nuk mbaj përgjegjësi për dajën”, vijon ajo.
Më tej, 34-vjeçarja pretendon se është kërcënuar nga ai.
“Mua ai më kërcënon, më thotë: ‘E ke varrin hapur’”, deklaron ajo.
