DURRES- Kryebashkiaku Vangjush Dako është takuar me njerëzit e artit të qytetit të Durrësit. Ushqimi shpirtëror ka qenë në vemendjen e bashkisë gjatë këtyre 8 vjetëve ka thënë Dako përpara artistëve durrsakë. Bashkia ka akorduar për cdo vit fonde për artin edhe pse problemet e infrastrukturës së qytetit kanë qenë të shumta.


Për cdo vit bashkia e Durrësit ka dhënë 15 milion lekë nga buxheti i saj për zhvillimin e aktiviteteve artistike si dhe për vlerësimin e veprave të artistëve në mënyrë induviduale.

“Rezultat i kësaj pune kanë qenë disa aktivitete që tashmë janë kthyer në traditë në qytetin e Durrësit. Kështu mund të përmendim festivalin ndërkombëtar të filmit,festivalin ndërkombëtar të dance meeting dhe festivali ndërkombëtar i muzikës së dhomës. Ndërkohë galeria e arteve ka qenë një hapësirë në funksion të artistëve e cila ka dhënë rezultate të rëndësishme në fushën e artit. Jo më kot Arti është përcaktuar si mbiemri i qytetit të Durrësit”,- ka thënë kryebashkiaku Dako.

Pjesë e takimit me artistët ka qenë edhe vepra artistike e autorit Ilirjan Xhixha, e cila sapo është vendosur në sheshin e rikonstruktuar të qytetit të Durrësit. Kjo vepër është dhuratë e artistit për qytetin e tij.

Xhixha ka deklaruar se “kjo vepër ka qenë një kontribut modest imi për qytetin e Durrësit”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: