Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për dakordësinë në opozitë për taksën e sheshtë 9%.

Kryemadhi kujton se taksën e sheshtë 9% e ka artikuluar LSI në 2004, dhe më pas Berisha ku erdhi në qeveri e implementoi. Madje ajo thotë se taksa e sheshtë u mor nga një ish-vend komunist si Sllovakia.

Sipas saj, pikërisht taksa e sheshtë që premton sot solli në qeverinë e PD formalitet dhe rritje ekonomike. Me qeverinë e PS ajo nuk ishte kundër taksës progresive, por sipas saj ajo nuk u realizua pasi po taksohen njerëzit më të varfër, dhe me më pak të ardhura.

 

”Në themelimin e saj konventa e parë kombëtare e LSI-së në 2004, për zgjedhjet e 2005 ishte prezantimi i 7 shtyllave kryesore të programit. Në atë kohë, anëtari i kryesisë Sokol Nako prezantoi taksën e sheshtë, për herë të parë taksa e sheshtë u artikulua nga LSI dhe në 2005 qeveria Berisha e aplikoi. Kjo erdhi si një praktikë që vinte nga Sllovakia që vinte nga një informalitet, nga një ekonomi komuniste në atë të lirë. Taksa e sheshtë solli një formalitet të ekonomisë dhe rritje të ekonomisë dhe konsolidim të bizneseve. Kur ti fillon e konsolidon ekonominë, në 2013 ndryshoi edhe pse unë kam qenë kundër. Me taksën progrevise qëllimi ishte taksimi i të pasurve dhe jo të varfërit. Në logjikë dhe këndvështrim çdo kush që e dëgjon për herë të parë, qoftë edhe filantrop, të cilët janë njerëzit më të pasur dhe që e grabisin më shumë shtetin me taksa thanë se janë dakord, që të taksohen të pasurit dhe jo të pasurit. Në fakt ndodhi e kundërta. Kemi taksim të njerëzve më të ardhura më të pakta, kemi edhe taksim të dyfishtë, mjafton që të pyesim pjesën më të madhe të të rinjve shqiptarë që për shkak të krizës ekonomike janë të dypunësuar, taksohen dy biznese në të njëjtin vend me të njëjtën licencë, taksohen dy herë. Apo një çift pensionistësh që kanë mbaruar shkollim e fëmijëve të tyre, që taksohen për shkollimin, apo për biznese të tjera që taksohen për taksë gjelbërimi, taksë tabele, tavoline, karrige, ajri, uji që kanë shtuar buxhetin e familjeve.
Bizneset që faktikisht dominojnë ekonominë shqiptare dalin me humbje dhe nuk paguajnë asnjë lloj takse. Ne kemi gati 2 vite e gjysëm që diskutojmë për këtë program, e kemi testuar.”- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb