Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka thënë se me dakordësinë në Këshillin Politik tashmë në zgjedhjet e 2021 dhe 2023 do të hyhet me komisionet siç janë teksa depolitizimi i administratës do të ndodhë pas tyre.

Vasili thotë se u arrit dakordësia për identifikim biometrik dhe për një KQZ të riformatuar tërësisht me formulë të re.

”Ne parapak u arrit një dakordësi e qartë për administrimin zgjedhor, që përfshin, identifikimi biometrik 100%, një komision zgjedhor qëndror i cili riformatohet tërësisht sipas një formule të re. Sot ne propozuam një formulë për komisionet zgjedhore me përjashtimin e administratës publike. Formulë depolitizimi që u refuzua nga Edi Rama dhe PS, megjithatë, për këto zgjedhje që vijnë dhe për zgjedhjet lokale komisionet mbeten siç janë, depolitizimi do të kryhet pas tyre dhe tashmë mbetet e qartë. Për gjithë shqiptarët është e qartë që Edi Rama  donte të kapte komisionet, nuk i kapi dot dhe refuzoi depolitizimin tërësisht.”- tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb