PS dhe PD kanë arritur dakordësinë për skemën e re të administratës zgedhore të propozuar nga BE.

Në këtë dakordësi ka pasur një ngërç dhe ajo quhet Rudina Hajdari. Burime nga mbledhja konfirmuan për BalkanWeb se  ‘topi’ ishte në anën e saj pasi ajo nuk po firmoste dhe po mbante pezull marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Por ajo u bind.

Ndërsa deri tani ishte opozita ajo që nuk binte dakord me disa pika, u duk se ishte radha Rudina Hajdarit por kjo e fundit pas një hezitimi ktheu mendje.

Administrata zgjedhore sipas dakordësisë së re të propozuar nga BE, do të përjashtojë administratën publike, komisionet mbeten siç janë kurse tek KQZ, kryetari vendoset me konsensus kurse nënkryetari nga opozita.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb