Kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar një shfaqeje leximin e emrave të firmëtarëve në selinë e Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Basha u shpreh se Berisha nuk ka pasur interes në mbledhjen e një Kuvendi sipas rregullave të statutit.

“Këta firmëtarë janë faza e parë që kërkon mbledhjen e Kuvendit. Verifikimi i formave është detyrë e partisë. Nuk kemi kërkuar t’i bëjmë publike, por t’u japim mundësinë organeve që të verifikojnë firmat, pastaj mblidhet Kryesia. Nëse shqetësimi do të kishte qenë mbajtja anonim e emrave pse kanë 3 ditë që bëjnë shfaqje tek selia? Berisha nuk ka qenë i interesuar për një Kuvend sipas rregullave të PD-së. E gjithë lëvizja e tij nuk ka të bëjë me interesat e demokratëve. Përgjigjen nuk ua jap se e kanë mbyllur në kasafortë. PD po vepron në bazë të statutit. Delegatët po konfirmojnë zyrtarisht pjesëmarrjen në Kuvend. PD është një familje që funksionon me rregulla. Ambasadorëve kur ka qenë interesi i PD dhe kombëtare u kam dhënë përgjigjen pa mu dridhur qerpiku. Nuk jam burracak që t’ua hedh peshën grupit ndërkohë që jam votuar për atë. Kjo është barra e lidershipit. PD nuk është e përccarë. Të gjithë delgatët janë të ftuar në Kuvend”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: