TIRANE- Kryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi deklaroi të shtunën se shumë shpejt do të mblidhet këshilli pasi duhet të merren disa vendime, mes tyre dhe shpërndarja e banesave sociale.

Gjatë një interviste për televizionin ‘Ora News’. Dalipi tha se “shumë shpejt po përgatitemi për një mbledhje të ardhshme e cila mund të jetë në datat 10- 11- 12 pasi duhet të ndërmarrë disa vendime shumë të shpejta, një ndër ato ka të bëjë me një vendimarrje në lidhje me buxhetin, sepse buxheti duhet ti përgjigjet ndarjes së re administrative që Tirana ka, prandaj duhet patjetër një vendimmarrje e këshillit bashkiak në datat që unë ujë thashë”.

Gjithashtu ai sqaroi se nga ana tjetër kërkohet një ndërhyrje për të emëruar këshillin Mbikqyrës të Ujësjellësit të Tiranës i cili duhet të emërojë administratorin e ri pë të ndërmarrë hapat e duhura sepse e shohim në cfarë situate po përballet Tirana dhe duhet të ndërhyjmë menjëherë.

“Ka dhe disa çështje të tjera që janë premtime të kryebashkiakut Veliaj përfshi dhe banesat sociale”, ka shtuar Dalipi.

Po sot, kryetari i grupit të këshilltarëve të djathte ne Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, i kërkoi kryetarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj, që të mbledhe këshillin bashkiak për të ndarë banesat sociale për 200 familje.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: