Danimarka shtoi dje edhe Greqinë në listën e saj të vendeve dhe territoreve në të cilat duhen shmangur udhëtimet jothelbësore.

“Paralajmërimi i udhëtimit bëhet efektiv nga e shtuna”, njoftoi Ministria e Jashtme.

Masa u bazua në kufirin e deklaruar të vendit prej jo më shumë se 30 infektime të reja COVID-19 për 100 000 banorë në javë.

Në javët e fundit, qeveria daneze ka këshilluar kundër udhëtimeve jothelbësore në një varg vendesh, përfshirë Britaninë e Madhe, Kroacinë, Francën, Italinë, Holandën, Poloninë, Spanjën dhe Zvicrën.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb