Danimarka njoftoi dje se vetëm avionët, udhëtarët e të cilëve kanë rezultuar negativë për COVID-19, do të lejohen të ulen në tokën e saj.

“Që nga 9 janari në 17:00, asnjë kompani ajrore nuk do të lejohet të fluturojë në një aeroport danez pa kontrolluar që të gjithë pasagjerët në bord të jenë negativë për koronavirusin e ri”, tha ministri i Transportit, Benny Engelbrecht, në një konferencë shtypi.

Testi negativ nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë dhe ky rregull do të zbatohet për të gjithë, shtetas danezë ose të huaj.

Fluturimet e brendshme dhe ato që vijnë nga Groenlanda dhe Ishujt Faroe, territore autonome daneze, do të përjashtohen nga kjo masë, sikurse edhe fëmijët nën 12 vjeç.

Këto kufizime të reja të udhëtimit do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 17 janar.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb