Komisioneri Europian për Tregtinë, Phil Logan ishte një mes politikanëve që mori pjesë në një darkë gala në Irlandë që u kthye në skandal.

Më 19 gusht ai së bashku me politikanë të tjerë të lartë morën pjesë në një darkë golfi me rreth 80 veta në County Galway.
Të martën ai dha llogari para Presidentes së KE, Ursula von der Leyen duke theksuar se ndaj tij nuk kishte ndonjë masë për karantinim apo vetëizolim, si dhe nuk kishte thyer asnjë rregull por ndihej i turpëruar nga ngjarja në përgjithësi.

Deri më tani nga kjo darkë ka dhënë dorëheqjen ministri irlandez i Bujqësisë, Dara Calleary teksa më parë të njëjtën gjë bëri dhe shefi i Turizmit. Michale Cawley pasi përkundër udhëzimit të qeverisë për pushime kombëtare, iku në Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb