TIRANE- Menjëherë pas fitores së kombëtares Shqiptare me Rumaninë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kampionatin Europian, kryeministri Edi Rama i ka premtuar futbollistëve të kombëtares pasaporta diplomatike.

Darka që kryeministri Rama kishte përgatitur për futbollistët e kombëtares pas kthimit nga Franca, aty ku përfunduan ëndrrën evropiane, duket se është kthyer në një “arenë” batutash.

Gjatë darkës, kryeministri Rama ka shpërndarë pasaportat diplomatike që u kishte premtuar futbollistëve, ndërsa i thërriste në emër ai bënte batuta me secilin prej tyre. Në media ka dalë batuta me Ansi Agollin, por ka pasur një të tillë edhe me Odise Roshin.

Mbrojtësi Agolli ironizoi kryeministrin kur i tha atij të mos shkojë më në stadium për të ndjekur kombëtaren pasi sjell ters. Sipas citynews, batuta me Roshin ka qënë pak më e fortë, pasi Rama e ka quajtur mbështëtës të Partisë Socialiste, gjë që nuk i ka pëlqyer futbollistit.
Rama i është drejtuar Roshit me fjalët: Le të vijë Odise Roshi, futbollist i dalë nga akademia e Flamurtarit dhe një mbështetës i Partisë Socialiste.

“Faleminderit kryeministër, por unë nuk jam socialist. Unë jam me Partinë Demokratike”,- iu drejtua Roshi, kryeministrit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: